“Mimoza Kusari më tha s’je e para as e fundit”, thotë e mbijetuara e luftës seksuale

Në rrëfimin prekës gjatë emisionit “Debat Plus”, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Bosnje dhe Kosovë ka ndarë sfidat e mëdha që ka kaluar për të siguruar një banesë sociale në Gjakovë.

Pas kthimit në Kosovë, ajo dhe bashkëshorti u përballën me vështirësi të shumta, duke nisur nga fillimi me dy fëmijë të vegjël dhe pa asnjë mbështetje materiale.

Përpjekjet për një banesë sociale u bënë pjesë e një beteje të gjatë. Në këtë rrugëtim, ajo mori mbështetje nga organizata Medica Kosova, të cilën e përshkroi si një familje të dytë që i dha forcë dhe ngushëllim.

Megjithatë, kontakti me institucionet nuk ishte i lehtë.

Në një takim në komunë, ajo u përball edhe me një qëndrim skeptik, duke përmendur drejtpërdrejt deputeten Mimoza Kusari-Lila, e cila sipas saj, i tha që “nuk është as e para dhe as e fundit”.

“Po, aty është procedura që çdo vit të shkoja për të shpjeguar se për çka po rri unë aty. U lodha, a më beson. T’i shpjegon, qitash më duhet ta ceki që kjo Mimoza Kusari, nuk kam kurrgjë kundër, femër është. Më tha nuk je as e para e as e fundit, na ndodhë edhe në familje dhuna”, ka deklaruar ajo.

E mbijetuara shprehu lodhjen e madhe nga nevoja për të rinovuar çdo vit dokumentacionin dhe për të shpjeguar gjendjen e saj, përkundër mungesës së fondeve dhe nganjëherë mungesës së mbështetjes institucionale.

Sot, ajo vazhdon të jetë e lidhur ngushtë me Medica Kosovën dhe u bën thirrje institucioneve të kenë më shumë kujdes dhe solidaritet me viktimat e dhunës.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika