Tërmet 6.1 ballë godet perëndimin e Turqisë, shembje ndërtesash në Balikesir

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë Rihter ka goditur të dielën në mbrëmje perëndimin e Turqisë, njofton Autoriteti Turk i Menaxhimit të Emergjencave (AFAD).

Dridhjet u regjistruan rreth orës 19:53 me kohë lokale në provincën Balikesir, në afërsi të qytetit Stamboll. Tërmeti kishte thellësi 11 kilometra dhe u ndie në shumë provinca përreth.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, njoftoi se ekipet e emergjencës të AFAD-it janë në terren dhe po kryejnë inspektime.

Kryebashkiaku i rajonit Sindirgi në Balikesir, Serkan Sak, tha se të paktën 10 ndërtesa janë shembur, por nuk ka raportime për viktima deri tani. Në një ndërtesë të rrënuar janë nxjerrë të gjallë katër persona, ndërsa kërkimet vazhdojnë për dy të tjerë.

Pas tërmetit kryesor janë regjistruar edhe paslëkundje, që kanë shtuar shqetësimin tek banorët. Autoritetet bëjnë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim, duke garantuar se po bëhet çdo përpjekje për të siguruar ndihmë dhe për të evituar viktima.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika