Minatorët e Trepçës futen në grevë

Minatorët e kompanisë "Trepça" kanë hyrë në grevë brenda minierës për të kërkuar pagesat mujore në kohë deri më 10 tetor për realizimin e tyre, shkarkimin e drejtorit dhe sigurimin shëndetësor për punëtorët. Ata kanë njoftuar se drejtoria nuk ka pranuar kërkesat e tyre, duke çuar në këtë masë proteste brenda minierës

Kompleksi i minierave të Trepçës. Foto: Fitim Selimi Wikimedia.

Minatorët e kompanisë “Trepça” kanë njoftuar se kanë hyrë në grevë, kjo për shkak të mospërfilljes së kërkesës së tyre nga drejtoria që të hënën (dje) të marrin pjesën e mbetur të pagave.

Ata kanë njoftuar se punëtorët e minierës “Minatorët” janë në grevë brenda minierës dhe kërkesat e tyre janë që realizimi i pagave të tyre mujore të bëhet më së largu me datë 10, shkarkimi i kryeshefit dhe sigurimi shëndetësor për punëtorët.

“Ju njoftojm se sod me datë:  24.10.2023 punëtorve e minieres ‘Minatorët’ janë në grevë brenda miniere (në galeri) dhe kërkesat e minatorve janë:

  1. Realizimi pages munjore me kohë max. deri me datë 10.
  2. Shkarkimi i menagjmentit (kryeshefit) dhe
  3. Sigurimi shendetsor dhe kushtet e punës”.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika