Minatori që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore rikthehet prapë në minierë

Minatori që e kishte të rënduar gjendjen shëndetësore mbrëmë është rikthyer sërish në minierë

Minatori që mbrëmë i kishte keqësuar gjendja shëndetësore ka folur për RTV Dukagjinin.

Ai ka thënë se mbrëmë nuk ishte mire dhe kishte pranuar trajtim mjekësor në emergjencë.

“Mjeku më tha që nuk je mirë me shëndet dhe nuk bën me hy në minierë. Unë që nuk kam mundur të qëndrojë përjashtë duke parë minatorët që janë në grevë, edhe jam kthyer prapë në minierë, dhe prapë nuk jam mire me shëndet”, ka thënë minatori.

Minatori ka thënë se aty punon prej 12 vitesh.

“Më mirë është të qëndrosh këtu sesa jashtë. Qeveria mos me kanë në gjendje një kryeshef me hek prej detyre, e 500 punëtorë në gjendje të mjerueshme për shkak të një menaxheri që është këtu, kjo është tmerr për Qeverinë”, është shprehur minatori.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika