Ministrat e BE-së miratojnë me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën

Drejtori i Institutit të Kosovës për Politika Evropiane, Demush Shasha ka bërë të ditur se Këshilli i Ministrave të BE-së ka miratuar në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën

Flamujt e Bashkimit Evropian valëviten jashtë selisë së Komisionit të BE-së, në Bruksel

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, drejtori i Institutit të Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), Demush Shasha.

Ai ka thënë se tani si procedurë ka mbetur vetëm edhe miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian ku pritet përkrahje unanime.

“Këshilli i Ministrave miratoi me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndjenjë e veçantë të shohësh se si një sagë 10 vjeçare përfundon brenda 10 sekondash të një mbledhjeje. Tani ka mbetur vetëm edhe miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian ku pritet përkrahje përsëri pothuaj unanime”, ka shkruar Shasha.

Postimi i Shashës në Facebook

Ndryshe, sot në rend dite në takimin e ministrave të Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian ishte vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.

Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), apo jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.

Deri vonë ishte besuar se hyrja në fuqi e këtij sistemi do të jetë më 1 nëntor të këtij viti, por ky afat është shtyrë për vitin 2024.

Hyrja në fuqi e këtij sistemi vitin që vjen është vendosur si datë e re në faqen zyrtare të sistemit ETIAS.

Kur të hyjë në fuqi ky sistem, ata që duan të vizitojnë vendet e BE-së pa viza, duhet paraprakisht të regjistrohen përmes tij, dhe më pas marrin një autorizim i cili është i vlefshëm për tri vjet.

Për këtë, qytetarët do të duhet të paguajnë 7 euro, por ata të moshës nën 18 dhe mbi 70 vjeç mund ta bëjnë falas.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika