Ministri Aliu s’merr pjesë në Komision, përplasen pozita dhe opozita

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, ku kishte përplasje të ashpra në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës

Pamje nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, 27 shkurt 2024, EO.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nuk u paraqit as këtë të martë në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike ku ka qenë i ftuar.

Por, shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës për “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021” ka sjellë tensione në mes të pozitës dhe opozitës.

Debatet nisën pasi deputetët e pozitës “mbronin punën” e ministrit Aliu, ndërsa opozitarët kërkonin që raporti të shkojë në Kuvend për shqyrtim.

Halil Thaçi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka theksuar se ministri Aliu ka qenë target i opozitës që nga fillimi i mandatit, duke përmendur çështjen e shitblerjes së tokave të shtetit.

“Pas atyre ofendimeve fyerjeve të pabaza, sikur unë të isha ministër, nuk do të isha ardhë në këtë komision. Po shihet që vazhdimisht nga fillimi i mandatit ka qenë target opozitës dhe disa mediave z. ministri Liburn Aliut. Krejt kjo po ndodh se dikush është mësuar që të blejnë tokë nga shteti me 50 euro arin e ta shesin me 5 mijë euro arin”, ka thënë deputeti Thaçi.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, iu kundërpërgjigj deputetit Thaçi duke i thënë se gabim ia kanë shkruar fjalimin.

“Gabim ta kanë shkru fjalimin, mos e lexo këta, po duhesh me folë ata çka ti e mendon. Gabim e ki të shkrume. Të kisha thanë me e çu dorën e me votu raportin, mos u bë dallavergji”, është shprehur Bytyqi.

Më pas, Thaçi i është drejtuar duke i thënë se kanë pikë të dobët këtë çështjen e pronës, ndërsa ka përmendur edhe rastin prej 53 milionë eurosh, për të cilin është dënuar ish-ministri Pal Lekaj.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika