Ministri i Jashtëm gjerman: Izraeli ka të drejtë legjitime për të mbrojtur ekzistencën

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, ka reaguar pas fillimit të operacionit ushtarak të Izraelit ndaj Iranit, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht të rrezikshme.

Sipas tij, ngjarjet e fundit përbëjnë një përshkallëzim serioz të konfliktit: Izraeli ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane, ndërsa Irani ka reaguar me qindra sulme me dron mbi territorin izraelit. Kjo përplasje ushtarake e natës së kaluar ka rritur ndjeshëm frikën për një konflikt të gjerë rajonal.

Gjermania ka dënuar ashpër sulmet iraniane, duke theksuar se:

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e pakontrolluar iranian ndaj territorit të Izraelit. Programi bërthamor i Iranit përbën një shkelje të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore dhe përbën kërcënim serioz për të gjithë rajonin – veçanërisht për Izraelin.”

Ministri Wadephul ka nënvizuar se Izraeli gëzon të drejtën legjitime për të mbrojtur ekzistencën dhe sigurinë e qytetarëve të vet, por njëkohësisht ka bërë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejshëm.

Në përfundim, ai theksoi se Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj diplomacisë dhe zgjidhjes paqësore të konfliktit, në koordinim të ngushtë me partnerët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika