Ministri i Kulturës, Çeku ka treguar punën e tij për bibliotekat publike

Ministria e Kulturës do ta rinovojë Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, po sa të përfundoni procedurat e prokurimit sipas ministrit Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku

 





Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporti, Hajrulla Çeku, ka treguar se çfarë ka bërë Ministria e Kulturës, për gjatë 18 muaj para ka ndërmarrë veprimi për adresimin e nevojave emergjente të Bibliotekave Publike në Kosovë. Tutje sipas tij, janë mbështetur  dhe bibliotekat komunale me mbështetje të dyfishtë.

“Në kuadër të fondit të ringjalljes janë ndarë 87 mijë euro, për mbështetje të 29 bibliotekave në Kosovë më qëllim  që të pasurohet fondi i tyre bibliotekar”.

Sipas tij ketë javë do të shpërndahen mbi 400 tituj të rinj ku do të përfitojnë 32 biblioteka publike.

“Për vitin 2023 është siguruar se shpërndarja 225 titujve  të rinj për të gjitha bibliotekat publike dhe jemi duke synuar pesëfishimin e buxhetit për mbështetjen e librit që nënkupton me shumë tituj për  biblioteka, dhe programe të reja për mbështetjen e autoreve dhe nxitjen e leximit”, ka theksuar Çeku.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për infrastrukturën, ku për herë të parë është bërë një pasqyrë e detajuar, “në infrastrukturën fizike, IT dhe kapacitetet profesionale në kuadër të bibliotekave publike dhe ky është programi që quhet ‘Rrjeti Bibliotekar i Kosovës’”.

Sipas tij Rrjeti Bibliotekar është një program i përbashkëtën në mes të  Ministrisë se Kulturës, Ministrisë së Arsimit, dhe Ministrisë të Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

“Ky program ka identifikuar nevojat emergjent për investime kapitale dhe gjatë vitit 2023 do të nisin veprimet e para që janë renovimet e ndërtesave”.

Ai ka përfunduar duke thënë se procedura për rinovimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës , është ne fazën e prokurimit në  Ministrin  e Kulturës, pos a të përfundoi menjëherë do të nis puna për renovimin e këtij objekti.

 





Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika