Ministri Peci – Ismajlit: Më trego se ku kam interferuar si ministër

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar pasi anëtari i PDK-së, Naim Ismajli ka thënë se "krerët e shtetit kanë filluar të rehatojnë familjarët e tyre në pozita të rëndësishme"

Faton Peci, Ministër i Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar pasi anëtari i PDK-së, Naim Ismajli ka thënë se krerët e shtetit kanë filluar të rehatojnë familjarët e tyre në pozita të rëndësishme.
Përmes një postimi, ministri Peci ka thënë se “Na paska iluminuar PDK-ja se si duhet udhëhequr bujqësia”.

“Më trego zotëri Ismajli se ku kam interferuar si ministër, teksa janë ekzekutuar 70 milionë euro grante e subvencione, pa asnjë shkelje ligjore, me adresë tek bujqit meritorë e jo tek ata të xhipave, banesave e maleve për grurë!”, ka thënë ministri Peci.

Ministri i Bujqësisë ka shtuar se “Zyrtarë në burg e miliona para kesh, të kapura në flagrancë gjatë marrjes së rryshfetit në Ministrinë e Bujqësisë kanë autorë dhe ideatore PDK-në”.

“Gjatë udhëheqjes suaj dekadëshe kani menaxhuar me bujqësinë në mjegull, dhe si mos më keq, duke mos aprovuar asnjë ligj të vetëm për 9 vite rresht. Kur flet edhe PDK-ja për korrupsion dhe abuzime, marrja e Zotit!”, ka theksuar ai.

Tutje ministri Peci ka potencuar se “po patët dëshirë, do t’ua listoj shkeljet ligjore me dhjetra e qindra raste, me abuzime e shkelje ligjore në po aq raste me shifra milionëshe”.
Mes tjerash minsitri Pexi ka shtuar se janëduke u marr me “pronat e vilat e ndërtuara në toka të shtetit e këtu, nuk i dihet, mbase dalin emra të njohur për PDK-në dhe gjithë Kosovën”.

Ismajli: Krerët e shtetit kanë filluar të rehatojnë familjarët e tyre në pozita të rëndësishme

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika