Ministri Peci merr pjesë në aksionin anti-duhan në Mitrovicë e Vushtrri: Në çdo cep të Kosovës, ligji duhet zbatuar

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë në aksionin anti-duhan në Mitrovicë e Vushtrri

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë në aksionin anti-duhan në Mitrovicë e Vushtrri.

Ministri Peci ka njoftuar se me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka parë nga afër situatën me zbatimin e Ligjit të Duhanit.

“Me inspektorët e AUV-së pashë nga afër situatën me zbatimin e Ligjit të Duhanit, me ç’rast edhe Policia e Kosovës ishte e gatshme për ndërhyrje në rast nevoje”, ka thënë ministri Peci.

Ai tutje ka thënë se i vjen mirë që sheh nga afër ndërgjegjsim si të individëve ashtu edhe të bizneseve, duke iu ofruar qytetarëve jo-duhanpirës një ambient të pastër e pa duhan.

“Të respektosh ligjin do të thotë të respektosh tjetrin! Në çdo cep të Kosovës, ligji duhet zbatuar”, ka thënë ndër të tjerash Faton Peci.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika