Ministria e Financave i ekzekuton pagat për punëtorët e sektorit publik

Ministria e Financave ka njoftuar se janë procesuar pagat për punëtorët e sektorit publik, nga kjo ministri kanë paralajmëruar auditim për komunat

Ministria e Financave

Ministria e Financave ka bërë të ditur se të hënën janë ekzekutuar pagat për punëtorët e sektorit publik.

Në njoftimin e kësaj ministrie kritikohen organizatat buxhetore që sipas tyre nuk janë duke e bërë përditësimin e listave të punëtorëve të cilët dalin në punë.

Sipas kësaj ministrie duke u bazuar në Ligjin për Greva, kontratat e punëtorëve grevistë duhet të pezullohen.

“Bazuar në Ligjin për Greva, kontrata e punonjësve që janë në grevë duhet të pezullohen, përfshirë edhe të drejtën e pagesës për aq kohë sa punonjësi qëndron në grevë. Ky pezullim duhet të bëhet nga punëdhënësi, gjegjësisht përfaqësuesi i punëdhënësit apo Zyrtari Kryesor Administrativ i secilës organizatë buxhetore. Andaj, i takon secilës nga organizatat buxhetore që të përditësojnë listat e pagave dhe t’i dërgojnë në Thesar ashtu që të reflektohet saktë kompensimi për punën e secilit”, thuhet në njoftim.

Nga kjo ministri kanë paralajmëruar auditim për komunat e Kosovës, të cilat nuk i kanë dërguar listat e përditësuara të punëtorëve në Ministrinë e Financave.

“Për organizatat buxhetore që nuk kanë bërë përditësimin e listave dhe ku ka indikacione që ka pasur greva, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve do të bëjë konstatim të shkeljes së dispozitave ligjore të menaxhimit të financave publike, lidhur me shpenzimin e parasë publike dhe Ligjit për Greva. Për këtë, Ministria do të njoftojë organet përkatëse, përfshirë edhe Zyrën Kombëtare të Auditimit që të kryejë një auditim të veçantë për këtë çështje, ku përgjegjësia e çdo shkeljeje ligjore bie mbi Zyrtarët Kryesor Administrativ të organizatave buxhetore dhe stafin përkatës”, vijon njoftimi.

Pagat e muajit gusht, janë vonuar për gati një javë nga Ministria e Financave, me arsyetimin se organizatat buxhetore nuk i kanë dërguar listat e punëtorëve tek kjo ministri.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika