Ministria e Jashtme e Iranit ka bërë të ditur se udhëheqësi suprem, Ali Khamenei, si dhe presidenti i vendit janë “shëndoshë e mirë”, pas raportimeve për sulme ajrore në qendër të Teheranit.
Më herët, ministri i Jashtëm iranian kishte deklaruar për NBC News se udhëheqësi suprem ishte gjallë, duke shtuar: “për aq sa di unë”.
Ndërkohë, imazhet satelitore kanë treguar shtëllunga tymi të zi dhe dëme të konsiderueshme në kompleksin e Ajatollah Khameneit, ku të paktën katër ndërtesa u goditën gjatë sulmeve në qendër të kryeqytetit iranian.
Mediat izraelite: Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, dyshohet se është vrarë