Ministria e Mbrojtjes i liston sukseset, lë në harresë kontributin e ish-ministrit Mehaj

Ndonëse lista “ e sukseseve ishte e gjatë", megjithatë një numër i konsiderueshëm i tyre ishin kryer gjatë kohës kur në krye të ministrisë së Mbrojtjes ishte pikërisht ministri Armend Mehaj. Por që i njëjti, gjatë konferencës “ u harrua” të përmendej nga ministri aktual Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në prezantimin e të arriturave kryesore të këtij dikasteri, gjatë periudhës njëvjeçare, përfshirë kohën gjatë qeverisjes së tij, teksa listoi sukseset, nuk e përmendi fare kontributin e ish-ministrit Armend Mehaj.

Ndonëse lista “ e sukseseve” ishte e gjatë, megjithatë një numër i konsiderueshëm i tyre ishin kryer gjatë kohës kur në krye të ministrisë së Mbrojtjes ishte pikërisht ministri Mehaj.

Por që i njëjti, gjatë konferencës “ u harrua” të përmendej nga ministri Maqedonci.

Një ndër të sukseset që Maqedonci tha që është arritur, janë ushtrimet dhe operacionet e FSK-së.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kishte njoftuar se Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”.

Ai kishte bërë të ditur se në “Defender Europe 23” ushtria e Kosovës do të marrë pjesë me dy regjiment.

Ndonëse, kjo për Maqedoncin vlerësohet të jetë arritje e lartë, megjithatë kontribuesi u la “në hije”.

“Gjatë këtij viti me sukses FSK ka përfunduar ushtrimin fushor ‘’Defender Europe 2023’’ me ç’rast është validuar një regjiment. Gjatë këtij ushtrimi, vendi ynë ka qenë vend pritës, që është arritje shumë e lartë. Po marrim pjesë me ekipe në konferencat planifikuese për DEFENDER 2025, ku vendi ynë do të jetë prapë vend pritës dhe FSK do të jetë prapë forcë pjesëmarrëse në aktivitetet dhe ushtrimet e DEFENDER EUROPE 2025. E po ashtu pjesëtarët tanë kanë treguar shkallë të lartë profesionalizmi në operacionin e kërkim-shpëtimit të inicuar me rastin e tërmetit në Turqi, pastaj në operacionin e bashkëzbarkimit në Ishujt Falkland, ndërsa jemi në proces të finalizmit të marrëveshjes për bashkëzbarkimit me Forcat e Armatosura Britanike në shtetin e Belizesë”, ka thënë Maqedonci.

Një tjetër arritje në aspektin legjislativ gjatë këtij viti, Maqedonci tha së ëhstë miratimi i Strategjisë së Mbrojtjes dhe Projekligji për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Ky projektligji ishte prezantuar nga ish-ministri Mehaj, i cili kishte thënë se është i nevojshëm rregullimi ligjor në fushën e inteligjencës në mënyrë që ministria dhe Forca e Sigurisë së Kosovës të përmbushin misionin e tyre.

Mehaj kishte kërkuar që të votohet ky ligj dhe po ashtu kishte falënderuar SHBA-në që i ka mbështetur në këtë projektligj në çdo hap.

Kurse, ministri Maqedonci sërish këtu “nuk i shkoi” ndërmend që meritat t’ia atribuonte Mehajt.

“Në aspektin legjislativ gjatë këtij viti është miratuar Strategjia e Mbrojtjes dhe Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Ndërsa jemi duke punuar rreth konceptit të Mbrojtjes Totale. Ajo që mund të themi është se FSK posedon të gjtha kapacitetet e nevojshme për të garantuar siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Maqedonci.

Progres në fushën e sigurisë, për Maqedoncin cilësohet të jetë edhe ngritja e pagave.

“Kemi edhe ngritje te pagave te pjesa e gradave të ulëta. Grada e ushtarit nga 422 euro në 588 (rritje prej 39%), tetar i karrierës nga 465 euro në 609 ( rritje prej 31%), tetar nga 489 euro në 609 (rritje prej 31%)”, tha ai.

Por të njëjtat ishin përcaktuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, në kohën kur Mehaj ishte akoma ministër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte njoftuar për vlerat e koeficientit për pagat në sektorin publik.

“Ushtari i klasit të parë do të paguhet 609 euro, ushtari do të paguhet 588 euro ndërsa rekruti apo kadeti i FSK-së do të paguhet vetëm 210 euro në muaj”, kishte thënë ai.

Ndryshe, në listën e të arriturave sipas Maqedoncit është edhe buxheti.

“Vlerësoj që prej arrituave më domethënëse ka qenë buxheti, arritja më e lartë në Ministrinë e Mbrojtjes që ka ardhur si rezultat i përkrahjes qeveritare dhe është buxheti i ndarë për vitin 2023, e që nga buxheti fillestar me vendim qeveritar në total ka arritur vlerën prej 201 milionë euro, që Kosovën e fut në mesin e pak vendeve të NATO-s që ka arritur vlerën 2 për qind të GDP-së. Kjo rritje ka ndikuar rrjedhimisht në përpshpejtimin e zhvillimit të mbrojtjes së vendit tonë si në aspektin e personelit ashtu edhe në aspektin e furnizimeve në sistemin e armatimit dhe në aspektin e ndërtimit. Arritje tjetër është rekrutimi, gjatë këtij viti kemi rekrutuar 627 rekrutë aktiv, ndërsa që nga fillimi i mandatit kemi rekutuar 1836 pjestëraë të rinj duke dysfishuar pothuajse numrin total të ushtarakëve”, tha ai.

Sipas tij,progres ka pasur edhe në trajnime e shkollime.

“Në shkollime jashtë vendit në akademi të ndryshme prestigjioze i kemi 62 kadetë që po ndjekin shkollime të ndyshme. Krahas shkollimit të gjeneratave të reja të kadetëve është investuar dhe në trajnimin e ushtarakëve. Vetëm gjatë vitit 2023 janë trajnuar 580 pjesëtarë, ndërsa që nga fillimi i mandatit janë trajnuar 3325 ushtarakë jashtë vendit apo 4 herë më shumë se në qeverisjet e kaluara”, ka thënë ai.

Po ashtu, ministri Maqedonci tha se “me një buxhet që ka shënuar rritje mbi 100% në raport me vitin 2022, është investuar 28% më shumë në blerjen e armatimeve, apo nga afërsisht 443 milionë që është investuar në qeverisjen e kaluar këtë mandat, ne kemi investuar 239 milionë euro dhe sigurisht dronët Bayraktar janë vetëm një nga llojet e sistemeve moderne të armatimeve me të cilat është pajisur FSK”.

“Të gjitha këto kanë bërë që Republika e Kosovës të ngritet për 5 vende më lartë në Indeksin e Fuqisë Globale të ushtrisë në botë”, shtoi ai.

Në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar, Maqedonci, theksoi se kanë të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 15 shtete, ndërsa janë në proces të dakordimit për MoU me Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Finlandën.

“Po ashtu gjatë këtij viti kemi zgjeruar rrjetin e diplomacisë ushtarake përmes akreditimit të atasheve tanë ushtarak në Holandë, Slloveni dhe Kanada, ndërsa jemi në proces në Zvicër dhe Itali. Duke qenë se vlerësojmë lartë bashkëpunimin me partnerët tanë strategjik dhe synimi është anëtarësimi në NATO, si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës kemi ofruar përkrahje për Ukrainën brenda kapaciteteve tona dhe jemi në proces të zhvillimit të marrëveshjes me USAREU-AF për trajnimin e trupave të ushtrisë së Ukrainës në fushën e deminimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme. Sa i përket paraqitjes ndërkombëtare të Kosovës, theksoj se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim është duke korrur suksese të jashtëzakonshme”.

“Vetëm gjatë këtij viti, kjo qendër ka trajnuar qindra pjesëtarë të shteteve partnere si: Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Hungaria, Jordania, Malta, Maqedonia Veriore, Irlanda, Portugalia, Turqia, dhe së fundi Holanda, shtet me të cilin e filluam etapën e re të ofrimit me pagesë të trajnimeve në QNTKSH. Kjo pasqyron besim që partnerët tanë kanë në kapacitetet tona të trajnuesve në kërkim-shpëtim”, u shprej ministri.

Nga 137 aktivitetet e planifikuara në Planin Vjetor të MM-së për vitin 2023, sipas tij, deri me tani janë realizuar 131 aktivitete apo shprehur në përqindje 95%.

“Ndërsa sa i përket Fazës së Dytë të PGJT-së, nga 15 projekte kapitale infrastrukturore të planifikuara për këtë fazë, 9 veçse janë realizuar ndërsa 6 janë në proces të realizimit”.

Buxheti i planifikuar për vitin 2023, sipas ministrit Maqedonci është shpenzuar rreth 95%, duke përfshirë këtu edhe pjesën e buxhetit shtesë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika