Ministrja e jashtme gjermane viziton Ukrainën

Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock pas vizitës së saj, në qytetin Bucha të Ukrainës, ka thënë se Bucha është kthyer në një simbol të vrasjeve, përdhunimeve e torturave

Annalena Baerbock, ministrja e jashtme gjermane

Të martën, ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka vizituar Ukrainën, duke e nisur me një udhëtim në Bucha.

Ajo e shoqëruar nga prokurorja e përgjithshme ukrainase, Iryna Venedikova, ka bërë një shëtitje nëpër qytet, për të parë nga afër situatën e luftës që po ndodh nga agresioni rus në Ukrainë.

Baerbock pas vizitës së saj, përmes një postimi në rrjetin e saj social, Twitter, ka shkruar se Bucha është kthyer në një simbol për krime të paimagjinueshme, tortura, përdhunime, dhe vrasje.

”Butscha është kthyer në një simbol. Për krime të paimagjinueshme, për tortura , përdhunime, vrasje’’, ka shkruar Baerbock.

Ajo ka shtuar se Butscha është një periferi krejtësisht normale dhe paqësore. Kjo do të mund t’i kishte ndodhur kujtdo.

Gjithashtu, Berbock ka premtuar mbështetjen e Gjermanisë për hetimin e krimeve të luftës.

Që nga fillimi i agresionit rus, Baerbock është anëtarja e parë e kabinetit gjerman që udhëton në Ukrainë. Udhëtimi i saj vjen pas një periudhe tensioni diplomatik midis Gjermanisë dhe Ukrainës.

Ndryshe, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka dashur ta vizitonte Kievin në prill, në një udhëtim të përbashkët me krerët e shteteve të Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, por zyrtarët ukrainas kanë refuzuar që ai të shkonte.

Vendimi erdhi mes kritikave të vazhdueshme për marrëdhëniet e ngushta të Steinmeier me Rusinë, në rolin e tij të mëparshëm si ministër i jashtëm, si dhe kritikat nga Kievi se Gjermania hezitonte të ofronte mbështetjen e nevojshme ushtarake për Ukrainën.

Ndërkohë në fillim të majit, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se nuk kishte plane ta vizitonte Ukrainën, pas refuzimit të Steinmeier nga Kievi.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika