Ministrja Gërvalla përgëzohet për paraqitjen e saj në Këshill të Sigurimit

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla është përgëzuar për paraqitjen e saj në Këshill të Sigurimit nga ish-ministrja e këtij dikasteri, Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka uruar ministren aktuale të këtij kabineti, Donika Gërvalla, për paraqitjen e saj në Këshillin e Sigurimit.

Ajo, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, është shprehur krenare me ministren Gërvalla për hedhjen poshtë të përpjekjeve propaganduese të Serbisë.

“E përgëzoj Ministren Gërvalla për paraqitjen në Këshillin e Sigurimit. Përveç që është grua, dhe që vjen nga një familje emblematike për lirinë e Kosovës, ajo mbrëmë na bëri krenarë se me sa mprehtësi hodhi poshtë tentativat e stërvjetëruara propaganduese të Serbisë e Rusisë”, ka shkruar Haradinaj.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Ndërkaq, e para e diplomacisë së Kosovës, të mërkurën e 20 prillit, e ka përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ministrja Gërvalla, ka thënë se, Kosova i ka rezistuar asgjësimit serb, por sipas saj, “Serbia ka zgjedhur të jetë satelit i Rusisë”.

Sipas saj, elitat politike të Beogradit janë “të njëjtit zyrtarë të kohës së Milloveshiqit”.

”Kurrë s’kanë kërkuar falje për krime të luftës. Por, i glorifikojnë si hero. Supremacia serbe është e gjallë. Serbia vazhdon të destabilizojë rajonin, e jo vetëm Kosovën”.

Ajo ka theksuar se, Serbia dhe Rusia mbesin rreziqet më të mëdha në rajon, duke potencuar edhe furnizimet ushtarake që merr rregullisht nga Rusia, por edhe nga Bjellorusia dhe se ushtria serbe është e ‘’gatshme për të sulmuar jo për t’u mbrojtur’’.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla

Gërvalla ka potencuar se për të dialoguar, Serbia me Kosovën duhet të pranojë realitetin, “njohjen e Kosovës”.

“Kosova është komb paqedashës, legaliteti i pavarësisë së cilës është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, dhe njohur nga shumica demokratike e botës. Nuk ka asgjë për të humbur ose frikësuar nga njohja e Kosovës. Por për të fituar shumë. Një Evropë më të sigurt”, ka deklaruar Gërvalla.

Po ashtu, ka përmendur edhe dërgimin e trupave ushtarake serbe në kufijtë e Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar, kur Kosova mori vendim për reciprocitet të targave me Serbinë.

Përplasje të ashpra për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika