Ministrja Haxhiu e të tjerët deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për gazin lotsjellës në Kuvend

Ministrja Haxhiu, deputeti Pal Lekaj e ish-deputetet, Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu, që po akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvend më 2016, janë vetëdeklaruar të pafajshëm para Gjykatës Themelore në Prishtinë

Foto ilustruese

Në seancën e rigjykimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.

Fillimisht, të pandehurit deklaruan se nuk kanë nevojë të lexohet aktakuza, raporton “Betimi për Drejtësi”.

E pandehura Kadaj-Bujupi tha se nuk ka çfarë të shtojë ngase që 7 vjet është deklaruar e pafajshme, ndërsa të akuzuarit Haxhiu, Lekaj dhe Baftiu u deklaruan të pafajshëm.

Më pas, kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku ka thënë se shqyrtimi gjyqësor vazhdon me fjalën hyrëse, ku prokurori Ilaz Beqiri deklaroi se mbetet pranë fjalës hyrëse të dhënë më parë.

Mbrojtësi i të pandehurit Lekaj, avokati Arianit Koci ka thënë se mbetet pranë fjalës hyrëse të dhënë më parë.

“Se çka dhe nga i cili i pandehur konkretisht është sekuestruar, cili është sendi dhe cili është ai gaz lotsjellës a po jo, nëse jo të përcaktohet ka është si dhe rekomandimet të cilat i ka paraparë Gjykata e Apelit. Barra është e prokurorisë dhe nëse prokuroria nuk arrin t’i vërtetojë pretendimet e veta, atëherë gjykata të veprojë”, ka thënë Koci.

Më pas, Kadaj-Bujupi tha se mbetet pranë fjalës hyrëse të dhënë në shqyrtimin e mëparshëm.

Kurse, edhe Baftiu e Haxhiu thanë se qëndrojnë pranë fjalëve hyrëse të dhëna më parë.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2021, në mungesë të provave, i kishte liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, për akuzën e posedimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, kundër këtij aktvendimi ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku në seancën e mbajtur më 6 tetor 2022, kjo prokurori kishte kërkuar kthimin e rastit në rigjykim.

Më pas, Gjykata e Apelit më 14 tetor 2022, ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 prill 2016, Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës.

Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit të Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombolë e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.

Për këto veprime, katër të akuzuarit thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, të Kodit Penal.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika