Ministrja Haxhiu: Vrasja e Lulzimit alarm institucional

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj vrasjes së Lulzim Fejzullahut në Podujevë dhe ka kritikuar mediat për publikimin e pamjeve brutale të ngjarjes

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reagua duke e konsideruar tronditës rastin e vrasjes së të riut Lulzim Fejzullahu në Podujevë nga “dy bashkëmoshatarë të tij”.

E para e drejtësisë ka thënë se “është tmerrues fakti kur dëgjon për humbjen e jetës së një të riu, aq më shumë kur jeta e tij merret dhunshëm, në mënyrë totalisht të pamëshirshme”.

“Kjo ngjarje tronditëse prekë në ndërgjegjet tona qytetare dhe tërheqë alarm institucional, për edukim të mirëfillt të fëmijëve”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më tej Haxhiu ka kritikuar edhe mediat të cilat publikuan pamjet e sulmit brutal ndaj Fejzullahut.

“Sikur ky lajm të mos mjaftonte, disa media publikuan edhe pamjet brutale të këtij akti, pamje të cilat nuk mund të jenë të dobishme për askë veçse për Pokurorinë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se ka mungesë të emisioneve edukative, emancipuese nga njëra anë kurse nga ana tjetër “me nxitim shpërndarje të pamjeve të dhunës e vrasjeve. Kjo nuk është në rregull dhe si e tillë nuk mund të pranohet”.

Në fund Haxhiu ka thënë se për vrasjen e Lulzimit “drejtësia duhet të veprojë dhe dorasët duhet të marrin dënimet e meritore” duke shprehur edhe ngushëllime familjes dhe shoqërisë së Lulzimit.

Si u rrah për vdekje me shkopa “Bejsbolli” 18 vjeçari Lulzim Fejzullahu?

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika