Ministrja Ibrahimaj: Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më ulët krahas vendeve të rajonit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Republikën e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, ka thënë se duke u bazuar në prirjet inflacioniste që kanë ndikuar në ekonominë botërore, ekonomia shqiptare gjatë tremujorit të parë ka qenë ndjeshëm mirë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Republikën e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Republikën e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, të hënën e 22 gushtit në një konferencë për media ka thënë se, ekonomia shqiptare gjatë vitit të fundit është ndikuar nga agresioni rus në Ukrainë.

“Megjithatë, këtyre prirjeve inflacioniste që kanë ndikuar në ekonominë botërore, ekonomia shqiptare gjatë tremujorit të parë ka qenë ndjeshëm mirë. Si në aspektin e rritjes ekonomike, si në aspektin e treguesve të tregut të punës, ashtu dhe në gjithë tregtinë e zhvilluar në vend”, tha Delina Ibrahimaj.

Ndërsa, për tremujorin e dytë dhe pjesërisht për tremujorin e tretë, Ibrahimaj ka thënë se kjo rritje ka vazhduar duke përcjellë një efekt pozitiv të treguesve dhe të politikave fiskale dhe monetare të ndërmarra deri më tani.

Ministrja e Financave ka treguar se këto ndërmarrje kanë mbajtur inflacionin nën kontroll.

“Në korrik të këtij viti, inflacioni rezultoi me një normë rritëse prej 7.5 për qind , ndërsa për shtatëmujorin inflacioni ka qenë në vlerëm prej 5.3 për qind. Nëse do të krahasohemi me vendet tjera të rajonit, por dhe me mesataren e BE-së, inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më i ulët”, ka shtuar Delina Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj ka përmendur se duke marrë parasysh përqindjen për muajin korrik, inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më i ulët se në Maqedoninë e Veriut, e cila rezultoi me një rritje të çmimit të konsumit prej 16 për qind, Kosova me 14,2 për qind, Serbia me 12,8 për qind, Maqedonia e Veriut me 14,9 për qind.

Ndërsa, ministrja Ibrahimaj ka shtuar se mesatarja e rritjes së çmimit të konsumit për BE-në është 8,9 për qind.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika