MINT: Benzina lirohet për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan të derivateve, benzina është liruar për dy centë, ndërsa nafta ka mbetur me çmim të njëjtë

Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Krahasuar me ditën e martë, më 20 korrik benzina është liruar për 2 centë.

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës:

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74  €  për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.61  € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78  €  për litër.

Ilustrim

Çmimet e derivateve vlejnë për datën 20 korrik, prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Ministria në fjalë, publikon çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika