MINTI mban të pandryshuara çmimet e derivateve, 1.86 euro dizeli dhe 1.49 benzina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbeten të njëjta si një ditë më parë, më 5 prill 2026.

Sipas vendimit, çmimi i naftës (dizel) vazhdon të jetë 1.86 euro për litër, ndërsa benzina 1.49 euro për litër.

MINTI u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të respektojnë vendimin në fuqi, me qëllim sigurimin e një tregu të qëndrueshëm dhe në shërbim të konsumatorëve. Institucioni ka paralajmëruar se çdo shkelje do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.

Ndërkohë, opozita në Kuvend ka kërkuar nga Qeveria heqjen e akcizës ose TVSH-së në derivatet e naftës, duke argumentuar se kjo masë do të ulte çmimet në treg.

Por ministrja e Ekonomisë, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e 3 prillit 2026, ka deklaruar se heqja e akcizës apo TVSH-së nuk do të ndikonte drejtpërdrejt në uljen e çmimeve për qytetarët, por kryesisht te operatorët ekonomikë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika