MINTI publikon çmimet maksimale të derivateve për sot: Dizeli 1.88 €, benzina 1.46 €

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 7 prill.

Për 7 prill, janë përcaktuar këto çmime maksimale: Dizeli: 1.88 euro për litër; Benzina: 1.46 euro për litër; Gazi: 0.74 euro për litër

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se bazuar ne vendimin e datës 05.04.2026 për caktimin e çmimit maksimal, për datën 06.04.2026, çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbesin të njëjta sikur në ditën paraprake.

Për ditën 07.04.2026, çmimet maksimale të lejuara janë si vijon:
– Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.88 € për litër;
– Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.46 € për litër;
– Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.74 € për litër.
MINTI u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri vendimin e ri të marrë nga ministrja Kusari- Lila, me qëllim garantimin e një tregu funksional, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit të konsumatorit.
Shkeljet e këtij vendimi do të trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka njoftuar MINTI

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika