Miratohet Byroja për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Me 62 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Asnjë deputet nuk ka votuar kundër apo ka abstenuar gjatë procesit të votimit.

“62 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim. Konstatoj që Kuvendi miratoi Byronë Shtetërore për Verifikim dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë prezantimit të projektligjit ka potencuar se Qeveria nuk ka hartuar projektligj të ri, porse i ka adresuar në mënyrë specifike çështjet që Gjykata Kushtetuese i ka konsideruar antikushtetuese.

“Çështjet kryesore lidhen me retroaktivitetin e ligjit pastaj nevojën për qartësi në lidhje me periudhat kohore brenda të cilave Byroja Shtetërore mund të verifikojë pasurinë e fituar kundërligjshëm, por gjithashtu përfshin edhe përbërjen e komisionit mbikëqyrës në dritën e garantimit dhe respektimit të parimit të ndarjes së pushteteve”, ka thënë Haxhiu.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika