Miratohet në lexim të parë Projektligji për Buxhetin 2026

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Pro projektligjit votuan 66 deputetë, 32 votuan kundër, ndërsa 5 abstenuan.

Po ashtu, kuvendi ka miratuar me 66 vota për propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për shmangien e afateve procedurale për shqyrtimin e Projektligjit për Buxhetin 2026.

Sipas vendimit të miratuar, shqyrtimi në Kuvend dhe më pas votimi i buxhetit do të zhvillohen më 20 shkurt (e premte), duke filluar nga ora 11:00.

Gjatë shqyrtimit në seancën e së premtes, përfaqësuesit e partive opozitare e kundërshtuan Projektligjin për Buxhetin 2026, duke deklaruar se ai nuk përfshin zotimet e dhëna nga kryeministri Albin Kurti në ekspozenë e tij.

Të fundit nga rubrika