Miratohet në parim Projektligji për zyrtarët publikë

Ndonëse u miratua në parim, kundër këtij projektligji ishte PDK, kurse LDK ka abstentuar

Mes kritikash nga opozita, Komisioni për Administratë Publike ka miratuar në parim, Projektligjin për zyrtarët publikë.

Gjatë prezantimit të këtij projektligji, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se reforma në administratën publike duhet të ndodhë, edhe pse sipas tij, do të jetë e dhimbshme.

Ndërsa, kundër këtij projektligji ishte PDK, kurse LDK ka abstentuar, transmeton KP.

Krahas kësaj, shqyrtimi i Projektligjit për paga pritet të diskutohet nga i njëjti komision, pas orës 13:00.

Pas miratimit më datën 23 nëntor në Qeveri, projektligji për pagat për sektorin publik do të dërgohet në Kuvend për miratim. Ende nuk dihet sa është koeficienti i pagës në projektligjin e ri.

Në muajin shkurt, në media rrodhi një draft i Projektligjit për Paga në sektorin publik, në të cilin, koeficientet ishin nga 1 deri në 20. Në atë kohë, pati reagime e pakënaqësi nga kategori të ndryshme të zyrtarëve publikë në lidhje me koeficientet.

Por, në atë draft të projektligjit, nuk ishte përcaktuar vlera e koeficientit për vitin e parë të zbatimit të këtij ligji, ndërsa në vitet pasardhëse do të përcaktohej në Ligjin për buxhetin. Që nga ajo kohë, më nuk është prezantuar ndonjë draft apo propozim tjetër nga qeveria, transmeton Kallxo.com.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK, nga 25 gushti ka nisur grevën e përgjithshme në sektorin publik në vend, duke kërkuar rritje të rrogës 100 euro për të gjithë punësuarit derisa të miratohet e zbatohet Ligji për Paga dhe disa kërkesa të tjera. Më 30 qershor të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika