Mirëmbajtësi i kamerave që shkoi në banesën e Krivaqës dëshmon para trupit gjykues: Vinte erë jo e mirë

Besart Mani, ka treguar se me kërkesë të klientit kishte shkuar në banesë të Krivaqës për të kthyer kamerat. Ai tha se gjatë kohës sa ka qëndruar aty e ka parë edhe një person tjetër dhe se nuk kishte vërejtur diçka jo të zakontë, teksa shtoi se kishte nuhatur një erë jo të mirë

Ish-punëtori i një kompanie për mirëmbajtjen e kamerave, që kishte shkuar në banesën e të pandehurit, Dardan Krivaqës, të enjten e 29 dhjetorit ka dëshmuar para trupit gjykues në Ferizaj.

Besart Mani, i cili tash jeton në një shtet tjetër, ka treguar se me kërkesë të klientit kishte shkuar në banesë të Krivaqës për të kthyer kamerat disa ditë më parë në gushtin e vitit të kaluar.

Ai tha se gjatë kohës sa ka qëndruar aty e ka parë edhe një person tjetër dhe se nuk kishte vërejtur diçka jo të zakontë.

Ai tutje tha vetëm se ka nuhatur një erë jo të mirë, dhe se Krivaqa i kishte kërkuar të kthente kamerat për shkak se dyshonte se dikush i familjes kishte hyrë brenda në banesën e tij, ku jetonte me të ndjerën Marigona Osmani.

Tashmë seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, e mbajtur më 29 dhjetor, ka përfunduar.

Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu janë duke u ballafaquar me akuza për dhunimin dhe vrasjen e 18 vjeçares, Marigona Osmani.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 22 gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën, Marigona Osmani.

Në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1,3, 1,4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurin Krivaqa, ekziston dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Ndërsa, thuhet se i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa, në kryerjen e veprës penale të dhunimit. Me çka akuzohet se kreu veprën penale “Ndihmë në kryerjen e dhunimit” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të KPRK-së.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur, të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, të martën e 28 qershorit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika