Mirlind Daku paralajmëron Kosovën: Nëse më jepet mundësia do ta përfaqësoj me gjithë zemër Shqipërinë

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku, ka paralajmëruar se në të ardhmen mund të përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë. Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin "Dueli Sportiv" në RTV Dukagjini,

Daku nuk u ftua nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet kualifikuese për EURO 2024 ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Tani, sulmuesi i Muras ka thënë se nëse do t’i jepet mundësia do ta përfaqësojë Shqipërinë

“Nëqoftëse më jepet mundësia do ta përfaqësoj me gjithë zemër Kombëtaren e Shqipërisë,” tha ai.

Gjithashtu, Mirlind Daku ka treguar se gjatë grumbullimit të fundit me “Dardanët” kishte sakrifikuar për të qenë pjesë e skuadrës.

“Në grumbullimin e fundit kur jam larguar për shkaqe shëndetësore, kam ardhur me të gjitha medikamentet, ka ndodhur që katër ditë nuk kam arritur të ushqehem mirë. Vetëm e vetëm që ta mos refuzojë ftesën e Kombëtaren e Kosovës,” tha ai.

“Tani kur jam në formë të mirë, me këto statistika të mira, minutazhin e duhur dhe nuk po vjen ftesa atëherë po është diçka shumë jokorrekte ndaj meje,” theksoi 24-vjeçari.

Kujtojmë se Mirlind Daku kishte qenë golashënuesi i dytë më i mirë në Superligën e Sllovenisë me 19 gola.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika