Sfidat e të përfaqësuarit të Kosovës në garat e bukurisë

Ardiana Gashin “Queen of the World Kosovo” dhe Valza Rama “Miss Kosova” kanë rrëfyer eksperiencat dhe rrugëtimin e tyre në Radio Dukagjini. Ato, gjithashtu, kanë treguar se cilat do jenë aktivitetet e tyre të radhës

Në mëngjesin e shtatë korrikut, në emisionin “Get Up Stand Up” me Gencin dhe Gizën, në Radio Dukagjini, të ftuara në emision ishin Ardiana Gashi “Queen of the World Kosovo” dhe Valza Rama “Miss Kosova”.

Të dy vajzat ndanë rrugëtimin e tyre, deri te titujt që i bënë ato të njihen ndërkombëtarisht dhe mundësinë për të përfaqësuar Kosovën në garat internacionale të bukurisë.

Valza Rama ka treguar se, pavarësisht angazhimeve të saj në modelizëm dhe garat e bukurisë, ajo po vazhdon studimet e infermierisë për të plotësuar një ëndërr tjetër të sajën të kamotshme.

Ndërsa, Ardiana Gashi ka treguar se ëndrrën për t’u bërë Miss e ka pasur qysh në fëmijëri, sepse gjithmonë, si e vogël, e ka dashur vëmendjen dhe dashurinë nga rrethi i saj.

Ato shfrytëzuan rastin që të falënderojnë edhe producentin Sherif Pacolli, i cili ishte personi që i ka mbështetur dhe iu ka dhënë mundësinë që të prekin ëndrrat e tyre. Ardiana Gashi ka treguar që më 22 nëntor do të përfaqësojë Kosovën në Venezuelë dhe përgatitjet që duhet të ndërmerren para se të bëhen pjesë e garës dhe para çdo eventi tjetër.

“Miss Kosova”, Valza Rama, ka theksuar edhe presionin dhe vështirësitë që hasin ato sa i përket përgatitjeve si fizike dhe psikike, sepse nuk është aspak punë e lehtë, pasi janë gjithmonë aktive dhe të kujdesshme në ushqim e shumëçka tjetër.

Intervistën e plotë me Ardiana Gashin dhe Valza Ramën mund ta ndiqni në linkun vijues:

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika