Mitchell thotë se në shkurt të ‘99-ës ka vizituar tetë të ndaluar nga UÇK-ja, takimi iu lejua nga komandant ‘Remi’

Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë tregoi edhe për procedurat që u ndiqen pas hyrjes në atë shtëpi ndalimi. Tutje ajo tha se i la përshtypje sjellja e të ndaluarve, duke menduar se dikush i kishte mësuar se si duhej të silleshin me zyrtarët

Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, Sanda Mitchell, gjatë dëshmisë së saj në Hagë, tha se i është dhënë mundësia që të takohet me tetë të ndaluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në zonën në të cilën udhëhiqej nga Rrustem Mustafa, të cilit i referohet si “Komandant Remi”.

Prokurorja Deborah Mayer ia prezantoi dëshmitares një dokument të datës 18 shkurt 1999 me komandanti Remin dhe me shefin e Policisë Ushtarake të quajtur ‘Fati’ në Llapashticë, lidhur me vizitat e objekteve të ndalimit. Për këtë dokument,  Mithcell tha se është nga takimi për të cilin ajo foli më herët.

“Më kujtohet që Remi ishte emri i një komandanti zone, ne kur kishim takimet me njerëz, na kujtohet se thonin se u referoheshin komandanteve me nofkat e tyre dhe jo domosdoshmërish me emrat e tyre të vërtetë. Mendoj se emrin ‘Remi’ e kisha dëgjuar shpesh, sepse kishte disa çështje në zonën e Podujevës”, tha Mitchell duke theksuar se nuk iu kujtohet ‘Fati’.

E pyetur se çfarë kishin diskutuar në atë takim, Mitchell tha se janë përpjekur që të kuptojnë se a kishin ligje që ndiqnin, çfarë planesh kishin për të ndaluarit e gjëra të tilla.

“Sigurisht që kemi diskutuar për procesin, procedurën për t’u kuptuar se çfarë autoritetesh ishin në funksion. Ky ishte një organizim i tyre që administronte atë vend. Thjesht u përpoqëm që kuptonim në qoftë se kishin ligje që i ndiqnin, në qoftë se kishin gjykatë, në qoftë se të ndaluarit gëzonin të drejta të caktuara, siç ishin për të ndaluarit, çfarë planesh kishin për të ndaluarit, domethënë diskutimi i përgjithshëm në lidhje me ata të ndaluar. Domethënë biseda kufizohej brenda këtyre temave”, tha Mitchell.

Ajo tha se objektivi kryesor ishte që t’u ofrohet qasje te të ndaluarit dhe si rezultat i takimit u jep leja për vizitë.

“Komandanti i zonës na informoi që do të kishim qasje te të ndaluarit të gjithë shqiptar dhe që mbaheshin për vjedhje, plaçkitje dhe për bashkëpunim me armikun”, tha Mitchell.

Ndërsa, kur i referohej fjalës “bashkëpunim me armikun”, Mitchell tha se përfshinte çdo kontakt etnik në mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Mund të kishte kuptimin e një shqiptari që kishte pirë një birrë me një serb, mund të kishte kuptimin e një personi që kishte shkuar në stacion të Policisë së Serbisë për të pyetur në lidhje me vendndodhjen e ndonjë personi, për të raportuar një krim që domethënë që përfshinte çdo kontakt etnik në mes shqiptarëve dhe serbëve, veçanërisht nëse serbët perceptoheshin se ishin pjesë e Policisë apo forcave të ushtrisë. Ishte e njëjta gjë edhe nga ana e MUP-it. Sa për analogji, ata çdo shqiptarë e shihnin si terrorist dhe çdo krim e quanin terrorizëm. Unë për mendimin tim, në kuptimin e ngushtë, ‘bashkëpunimi’ do të thotë unë dorë për dore, e afërt për ta arritur një objektivë të njëjtë”, tha ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë.

Pas takimit, Mitchell tha se i dërguan në një shtëpi të izoluar e cila ruhej nga ushtarët, kështu duke përshkruar edhe ato se çfarë pa brenda saj.

“Me kujtohet që ishte një shtëpi e izoluar, domethënë nuk ishte ngjitur me ndonjë shtëpi tjetër. Ecëm, u ngjitem shkallëve, u futum në njëfarë korridori dhe diku nga ana e majtë ishte zyra e komandantit, ishte një dhomë e ndejës, por përdorej si zyre e komandantit. Zakonisht ishin ushtarë që e ruanin atë vendin, bënin roje, nuk kishte vetura që qarkullonin rreth atij vendi, e di që ishte shumë qetë, ishte natë e ftohtë dhe kishte lagështi. Hynim brenda, dukej që ishte shtëpi, kishte shkallë të vogla”, tha ajo.

Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë tregoi edhe për procedurat që u ndiqen pas hyrjes në atë shtëpi ndalimi.

“Procedura ishte kjo; uleshim, priteshim, hapej dera dhe ushtari e sillte një të paraburgosur dhe më pastaj ulej në një karrige përballë nesh, ne do të uleshim në divan dhe pastaj ushtari dilte prej dhome. Me sa më kujtohet i kemi takuar një nga një. Nuk me kujtohet se ishin të lidhur në ndonjë mënyrë kur i sillnin në dhomë. Me kujtohet që e kam parë një person me diçka në kokë, me fytyrën e mbuluar me diçka”, tha dëshmitarja Mitchell.

Tutje ajo tha se i la përshtypje sjellja e të ndaluarve, duke menduar se dikush i kishte mësuar se si duhej të silleshin me zyrtarët.

“Me la përshtypje se sa të sjellshëm ishin të ndaluarit, ishin mjaftë të tërhequr disi sikur e frikë, ishin të veshur me veshje civile, ishin fshatar të thjeshtë. Nuk me kujtohet të kem parë dikë që dukej pak më ndryshe se tjerët dhe me kujtohet që iu përgjigjen të gjitha pyetjeve që kishin. Nuk patën ankesa dhe nuk na dhënë kurrfarë porosish për familjen e tij. Ne menduam se dikush iu kishte treguar se si duhej të silleshin me ne. Disa nga të ndaluarit na treguan se anëtarët e familjeve të tyre e dinin se ku ndodheshin se familjet e tyre ishin informuar nga UCK-ja e atij fshati për fatin që ndodheshin aty dehe ndoshta njerëzit në fshat e dinin familjen konkrete që ishin pjesë e këtij procesi”, tha Mitchell.

Mitchell thotë se masakra e Reçakut çoi në intensifikimin e tensioneve dhe se viktimat s’ishin pjesë e UÇK-së

Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, Sandra Mitchell, ka thënë se viktimat e masakrës së Reçakut nuk ishin pjesë e UÇK-së, mirëpo ajo thekson se kjo ngjarje çoi në intensifikimin e tensioneve.

“U gjetën shumë trupa të vdekur rreth mbi 40 trupa të vdekur, mendoj se në mesin e tyre ka qenë edhe një grua e një fëmijë, doemos kishte shumë persona të vdekur. Shumë prej tyre kishin të shtëna më armë në kokë, ishin fshatarë të zakonshëm, nuk është se ishin me uniformat të UÇK-së, ndërkohë me shumë anëtarë të familjes biseduan e konfirmuan faktin se nuk ishin pjesëtarë të UÇK-së”, tha Mithcell.

Ajo tha se kjo ngjarje kishte çuar në intensifikimin e tensioneve në mes autoriteteve serbe dhe UÇK-së.

“Pra, kjo është shfaqur edhe në raportin e MVK-së dhe ambasadori Walker ka qenë shumë i ashpër. Kjo ka qenë masakra më e keqe ndoshta. Kjo çoi intensifikimin e tensioneve, çoi në zemërim sigurisht jo vetëm nga autoritetet serbe por edhe nga autoritetet e UÇK-së dhe për faktin që ata gjithsesi donin të krijonin prita, pavarësisht faktit që mund të kishte shpagim nga forcat serbe se kjo ishte një model që ishte përsëritur në të shkuar”, tha Mithcell.

Mitchell tha se një prej teknikave të përdorura nga UÇK-ja, ishte që t’ua zinte priten patrullave serbe të cilat më pas hakmerreshin.

“Nga mesi i janarit, ne kemi pasur numrin më të lartë të stafit të ardhur nga pushimet dhe u kthye pjesa më e madhe e stafit. Ekzistonte frika e ofensivës serbe nga autoritete serbe që kishte rritur tensionin në zonë. Një prej teknikave të përdorura nga UÇK-ja ishte që të zinte në pritë një patrullë serbe dhe të tërhiqej më pas dhe serbët më pas hakmerreshin dhe zakonisht hakmerreshin në zonat ose fshatrat që ishin rreth e çark vendit, ku ishin zënë në pritë”, tha Mitchell.

Ajo tha se një rast i tillë është edhe me masakrën e Reçakut, pasi një teknikë e tillë veçse ishte kryer nga UÇK-ja.

“Nuk ishte e thënë që domosdoshmërisht të kishte ushtarë të UÇK-së si kundërpërgjigje të shpagimit apo hakmarrjes së tyre. Në rastin e Reçakut, pas një ngjarje të tillë UÇK-ja kishte marrë një zonë të madhe në zonën e furnizimit në mes Serbisë dhe Kosovës, ku serbët po lëviznin trupat e tyre dhe kjo u konsiderua si shumë provokative, kështu që ne morëm raporte që pati sulme të autoriteteve serbe, nuk e mbaj mend raportin por një natë para se të ndodheshin ngjarjet në Reçaku, ne filluam të merrnim raporte për të shtëna të shumta zjarri në afërsi të Reçakut, kishte verifikues të MVK-së që ishin të pranishëm atje”, tha Mitchell, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika