Mitrovica e Veriut stërmbushet me flamuj të Serbisë

Sheshi i Mitrovicës së veriut është stërmbushur me flamuj të Serbisë para protestës së paralajmëruar për të dielën e 6 nëntorit

 





Sheshi dhe pjesë të tjera të qytetit të Mitrovicës së Veriut të premten vonë të katër nëntorit janë ‘stolisur’ me flamuj të Serbisë. Ky veprim simbolik është ndërmarrë para protestës të thirrur për të dielën nga ana e Listës Serbe, pas shkarkimit të shefit të policisë së Kosovës për regjionin e Mitrovicës së Veriut.

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë njoftuar se të shtunën e pesë nëntorit do të mbajnë një takim me përfaqësuesit serb në institucione të Kosovës, ku do të shqyrtojnë mundësinë për bojkotim dhe largim nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ndërsa ata kanë paralajmëruar protesta nga e diela e gjashtë nëntorit, raporton N1, transmeton Portali Dukagjini.

“Ne kurrë nuk do të ndalemi, dhe ajo që është veçanërisht e rëndësishme – do të jetë një rezistencë demokratike dhe jo e dhunshme”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Sheshi i Mitrovicës së Veriut i ‘stolisur’ me flamuj serb. 04 nëntor 2022

“Protestat do të jenë vërtet paqësore, por në fund askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në terren”, ka shtuar ai.

Situata në Kosovë është tensionuar pasi 1 nëntorit, kur Qeveria e Kosovës vendosi që t’i ndalojë targat e paligjshme “KM” të automjeteve.

Por, në fazën e parë të vendimit të Qeverisë Kurti, është vetëm ‘qortimi’, gjë të cilën Komandanti i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq, kishte refuzuar që ta zbatojë vendimin e qeverisë, me ç’rast ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehim Hoti, e ka shkarkuar Nenad Gjuriqin.





Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika