Mjeku i qendrës për të moshuar: Gjendja e gruas është e mirë – nuk kemi pasur raste të ngjashme

Para mediave ka folur mjeku i qendrës së të moshuarve në Pejë, ku ka thënë se e moshuara e cila ishte keqtrajtuar nga infermieret nuk ka ndonjë shqetësim aktualisht





Doktori i Qendrës për të Moshuar, ku u keqtrajtua fizikisht dhe psiqkisht një grua nga një infermiere në moshë të re, ka thënë se gjendja e viktimës është e mirë, dhe se sipas tij, nuk ka lëndime.

Islam Husaj theksoi se në të kaluarën nuk ka pasur raste të ngjashëm sikurse ky i fundit, teksa ka shtuar se familjarët e të moshuarve me këmbëngulësi kërkojnë që prindërit e tyre të qëndrojnë në qendrën e tyre.

Ai, po ashtu, bëri të ditur se në këtë qendër ka kamera të sigurisë.

Ndryshe, Erzen Valla, dhëndri i gruas së moshuar, e cila u keqtrajtuar nga një infermiere në një qendër për të moshuar, ka thënë se rasti ka ndodhur para katër ditëve, dhe se familjarët nuk kanë mundur të kuptojnë nga ajo se ka qenë e keqtrajtuar, sepse sipas tij, gruaja vuan nga sëmundja e alzheimerit, sëmundje kjo që shkakton harresë.

Ai ka bërë të ditur se me të kuptuar për rastin, kanë kërkuar që familjaren e tyre ta tërheqin nga ajo qendër.

“Me publikimin e videos në rrjete sociale, jemi shqetësuar gjithë, shoqja kërkoi menjëherë për ta bërë tërheqjen, po pritet tërheq prej menaxhmentit. Minire Nura, është nëna e dëshmorit, e cila e ka humbur djalin në moshën 17-vjeçare, kjo është edhe më e dhimbshme”, ka thënë ai.

“Nuk kemi ndonjë vërejtje, e kemi vizituar dy-tri herë në javë prej vajzës dhe farefisit, nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Që një vit është aty. Zonja vuan nga alzhemieri dhe nuk kemi mund të hetojmë diçka”, ka thënë ai.

Ai ka bërë të ditur se tash viktima është mirë me shëndet, teksa ka shtuar se nuk e di gjendjen e saj para katër dite kur edhe ka ndodhur rasti.

Ai u shpreh se viktima e ka një djalë i cili jeton në Belgjikë, dhe një tjetër, ia kanë vrarë në luftë.

“Ka djalin që banon në Belgjikë, ka vajzën që është shoqja ime. Është nëna e një dëshmori, një djalë ia kanë vrarë. Jo për shkak të dëshirës është ashtu, por ia ka imponuar jeta të vjen për përkujdesje këtu”, ka thënë ai.





Rasti i së moshuarës, ndalohet personi i tretë, policia merr autorizim për intervistimin e stafit dhe pacientëve

 

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika