Mjeku i Spitalit të Pejës vdes në vendin e punës, Prokuroria jep detaje

Një mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ka vdekur në vendin e punës, për Dukagjinin zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar lajmin duke thënë se dyshimet fillestare janë për një vdekje normale

Spitali i Pejës, foto ilustrim

Një mjek i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, ka ndërruar jetë këtë të shtunë në vendin e tij të punës.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se dyshimet fillestare janë se bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Po ashtu, ai ka thënë se për t’i hequr të gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, vdekjen e mjekut e ka konfirmuar edhe Spitali i Pejës, përmes një njoftimi publik ku bëhet e ditur se i njëjti ka pasur infarkt.

“Të tronditur e jashtëzakonisht të mërzitur nga vdekja e mjekut tonë Specialist, Dr. Reshat Emra. Vdekja nga Infarkti Dr. Reshat Emren e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë vikendi ku edhe sot ishte kujdestar”, thuhet në njoftimin mortor.

“Shumë netë pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i Mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për ti shërbyer pacientëve. Në situatë të tillë ishte edhe Dr. Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja. I paharruar do të jetë gjithmonë kujtimi për ju Dr. Reshat Emra. Pusho i qetë”.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika