Mjetet shpërthyese në Odën e Mjekëve dyshohet të jenë nga koha e paraluftës

Policia e Kosovës ka marrë informacion rreth një mjeti të dyshimtë në një klinikë të QKUK-së i cili dyshohet të jetë mjet shpërthyes. Mjetet shpërthyese janë gjetur gjatë inventarizimit të Odes së Mjekëve të Kosovës dhe dyshohet se janë nga koha e paraluftës.

Policia e Kosovës rreth orës 14:00 “pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në klinikën e patologjisë, respektivisht institutin para klinik”.

Me njoftim ka dalë edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK), të cilët kanë thënë se mjetet shpërthyese janë gjetur në hapësirat e Odës së Mjekëve të Kosovës.

Sipas tyre “mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve”.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, thuhet në njoftim.

Në vendngjarje, po ashtu, janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.

Dyshohet për mjet shpërthyes në Klinikën e Patologjisë në QKUK

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika