Molliqaj me disa pyetje për Kurtin: Çfarë t’u bëjmë protestave e gazit? Çfarë njerëzve që më nuk janë midis nesh?

Plani franko-gjerman nuk ka njohje reciproke, sipas kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, teksa ka shtuar se nuk ka as njohje të 5 vendeve të BE-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ka pranuar planin franko-gjerman, duke ia bërë disa pyetje se“ Çfarë t’u bëjmë protestave e gazit? Çfarë njerëzve që më nuk janë midis nesh”.

Më tej, Molliqaj është vetëpërgjigjur, duke thënë se “e vetmja përgjigje është shtypja dhe dominimi deri në përmasa parafashiste. Pushteti negocion, ndërkohë e pranon edhe ‘Asociacionin e mirë’, SKV këndej bën protesta për ta mbrojtur kryeministrin. Aty ku proteston pushteti, rrezikohet liria. Krejt kjo për t’i pajtuar disi Albinin dhe Asociacionin”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Sipas tij, Kurti është duke negociuar veç për autoritetin e tij.

“Kurti e ka pranuar planin franko-gjerman, siç e ka pranuar edhe Asociacionin. Shih ti, mbi planin franko-gjerman i paska edhe ca ‘pyetje’ shtesë. Kështu janë edhe ‘kushtet’ e tij për Asociacionin”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Molliqaj ka vlerësuar se plani franko-gjerman nuk ka njohje reciproke e as njohje të 5 vendeve të BE-së.

“Parasheh nivel më të lartë autonomie sesa vetë Asociacioni. Prandaj, PO-ja e këtij plani, është PO edhe për Asociacionin. Negociatat e tij janë veç për fytyrën e tij. Ta ruajë nëse do të mbetet diç për t’u ruajtur”, ka përfunduar ish-bashkëpartiaku i Kurtit.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika