Molliqaj: Kurti duhet të japë dorëheqje nëse dëshiron ta formojë Asociacionin

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të japë dorëheqje nëse ka ndërruar qëndrim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës duhet të japë dorëheqje nëse e ka njëmend ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se Kurti duhet të dalë para qytetarëve dhe t’u tregojë se ka ndërruar mendje, pastaj të shkojë në zgjedhje.

“Kurti është dashur të japë dorëheqje. Nëse ka ndërruar mendje, është dashur të dalë t’i thotë qytetarëve dua ta bëj Asociacionin dhe ta bëj këtë gjë me votë”, ka thënë ai.

Molliqaj tha se qytetarët e Kosovës nuk duhet ta falin Kurtin, vetëm se ky i fundit arsyetohet se ka pasur presion ndërkombëtar për ta themeluar Asociaiconin.

“Nuk duhet Kosova t’ia falë kryeministrit, meqenëse bashkësia ndërkombëtare po të bën presion po të falim. Gabimi më i madh i qeverisë është leximi i konfliktit të Ukrainës, dy muajt e parë të konfliktit, presidentja Osmani dhe Kurti na kanë folur se po ndodh luftë në Kosovë”, ka thënë ai.

Gjashtë muaj më herët, sipas Molliqajt, Kurti kishte premtuar se do të sjellë marrëveshje me njohje reciproke me Serbinë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika