Molliqaj: Me pranimin e planit franko-gjerman, Kurti po e tradhton Republikën e Kosovës

"Me pranimin e këtij plani, Albin Kurti po e tradhton Republikën e shoqërinë tonë. Ai me fajin e tij e solli veten para dy opsioneve të vetme të mundshme: dorëheqjes ose tradhtisë. E para është mundësi për shtetin e shoqërinë. E dyta ështe degradim e rrënim i Republikës", kështu ka deklaruar kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me pranimin e planit franko-gjerman “po e tradhton Republikën e Kosovës”.

“E me pranimin e këtij plani, Albin Kurti po e tradhton Republikën e shoqërinë tonë.

Ai me fajin e tij e solli veten para dy opsioneve të vetme të mundshme: dorëheqjes ose tradhtisë. E para është mundësi për shtetin e shoqërinë. E dyta ështe degradim e rrënim i Republikës”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

I pari i PSD-së ka thënë se plani franko-gjerman është normalizim i mosnjohjes nga Serbia, dhe se ky plan, sipas tij, e kontrabandon Asociacionin dhe negociatat i bën proces të pafund.

“ASOCIACIONI, TRADHTI NDAJ REPUBLIKËS. Nuk ka edhe Republikë edhe Asociacion. Prandaj, nuk mund edhe ta duash Republikën edhe ta pranosh Asociacionin. Plani franko/gjerman është normalizim i mosnjohjes nga Serbia. Plani franko-gjerman është normalizim i mosnjohjes nga Serbia dhe ky plan e kontrabandon Asociacionin dhe negociatat i bën proces të pafund”, ka vijuar Molliqaj.

Ndryshe, të hënën e 27 shkurtit, kryeministri Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku temë diskutimi i këtij takimi do të jetë propozimi i BE-së në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika