Momenti kur qëllohet për vdekje ish-kryeministri japonez Shinzo Abe (VIDEO)

Janë publikuar pamjet e momentit të vrasjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, i cili u qëllua për vdekje gjersa po e mbante një fjalim

Ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe

Kanë dalur pamjet e momentit kur ish-kryeministri japonez Shinzo Abe qëllohet nga një person gjersa ishte duke mbajtur fjalim.

Siç shihet nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, i dyshuari ishte gjatë gjithë kohës prapa ish-kryeministrit japonez, ai kishte të veshur një bluzë të gjelbër dhe një maskë të bardhë.

Në videon e publikuar, fillimisht shihet një re tymi dhe pastaj goditja e Shinzo Abe, i cili menjëherë bie në tokë si pasojë e goditjes me armë zjarri.

Vetëm pas gjuajtjes me armë, sigurimi e kap atë dhe ia largojnë armën nga dora.

I dyshuari mësohet të jetë i moshës 41 vjeçare, dhe është arrestuar nga policia e Japonisë, nën dyshimet për tentim vrasje. Mediat thanë se ai kishte shërbyer në ushtrinë japoneze.

Sic raportojnë mediat ndërkombëtare, ish-kryeministri u transportua me helikopter në spital por nuk mundi t’i përballojë plagëve të marr.

Agjencia e lajmeve “Kyodo” dhe “NHK” kanë thënë se Abe, 67-vjeçar, dukej se ishte në një gjendje arresti kardiak kur u transportua me avion në spital, pasi fillimisht kishte qenë i vetëdijshëm.

Abe shërbeu dy mandate si kryeministër për t’u bërë kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, përpara se të jepte dorëheqjen në 2020 për shkak të shëndetit të keq.

Arma me të cilën u qëllua për vdekje ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika