Mosmiratimi i pagës minimale, veteranët presin reflektim nga qeveria

Në Kuvendin e Kosovës ditën e 14 qershorit ishte votuar në parim projektligji i cili parashihte rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto. Por, punëtorët e sektorit privat po kërkojnë edhe më shumë rritje të pagës minimale

ilustrimi

Ky projektligj parashihte ndihmën e punëtorëve, por nuk parashihej lidhja e pagës minimale me pensionin e veteranëve, e veteranët thonë se arsye e shtyrjes së këtij projektligji mund të jenë protestat që u zhvilluan nga ata. Por, punëtorët e sektorit privat po kërkojnë edhe më shumë rritje të pagës minimale.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pushim veror pa e shqyrtuar në lexim të dytë një projektligj shumë me rëndësi.

Projektligji për pagën minimale që mori miratimin në qershor e me të cilin u rrit paga në 264 euro, ka mbetur duke u diskutuar nga komisionet parlamentare.

Por, sipas Shoqatës së Invalidëve të Luftës, këto vonesa mund të jenë shkaku i protestave të veterabnëve, të cilët kërkojnë që krahas pagës minimale të rritet edhe pensioni i tyre.

“Ne e shohim mosmiratimin shkaku i presionit të fundit që ishte nga veteranët e luftës për arsye se u anashkalua nga ligji i pagës minimale, mendojmë se kjo është arsyeja, pse është shtyrë në takim të dytë ky projektligj”, ka thënë Xhevdet Qeriqi, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Xhevdet Qeriqi, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së

Qeriqi ka shprehur se do  të këtë mirëkuptimin për  kërkesave të veteranëve dhe pret që veteranët të përfshihen në këtë projektligj.

“Në fakt deri më sot nuk ka asnjë lëvizje për asnjë kategori, sepse ne jemi 3 kategori, shoqata e familjeve të dëshmorëve invalidëve dhe veteranëve, të tirja kategoritë po përballen me problem të ndryshme, në fakt nuk po zgjidhet asnjë problem më I vogli I tyre, kështu që po dëshirojnë me besua që në të ardhmen kryeministri ka me reflektua dhe ka me ndërmarrë hapa më të drejta”, ka shtuar Xhevdet Qeriqi, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të UÇK.

E për propozimin e pagës minimale që e ka bërë Qeveria, Azemi ka thënë se është në dëm të punëtorëve.

Jusuf Azemi nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës

“Është një pagë për të cilën ne kemi thënë që të flitet për pagën minimale që e ka propozuar Qeveria e Kosovës, është sit ë flitet për borën e PARVJETSHIT,  në fakt me këtë pagë janë të diskriminuar mbi 2 mijë punëtorë të cilët kryejnë shërbime për institucione shtetërore”, ka theksuar Jusuf Azemi nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

Për Azemin paga minimale e propozuara nga Qeveria nuk ndihmon në kohën kur ka rritje të mëdha të çmimeve, duke shtuar se e njëjta nuk duhet të jetë nën 500 euro.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika