Mospjesëmarrja e Kurtit në samit, Tahiri: Po e përjashton vetë Kosovën, Serbia s’ka nevojë të angazhohet

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, për mospjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në samitin për Ukrainën në Tiranë, e përjashton vetë Kosovën nga mekanizmat ndërkombëtar, dhe se sipas tij, "Serbia nuk ka nevojë të angazhohet"

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Foto: EO

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka shprehur zhgënjimin për mospjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë.

“Me përjashtim të Kosovës, nga një agjendë e tillë është jashtëzakonisht e dëmshme për agjendën tonë evropiane. Unë dua t’ju vë në kujtesën tuaj, por edhe të qytetarëve tanë, se Republika e Serbisë që 16 vjet e ka kundërshtuar prezencën e Kosovës si shtet i barabartë në të gjtha shtetet e rajonit, në mekanizmat ndërkombëtarë, qofshin ato rajonalë apo evropianë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se tani kemi ardhur në një pikë ku vetë kryeministri Albin Kurti e përjashton vetën nga këto forume.

“Serbia nuk ka nevojë të angazhohet që Kosova të mos jetë, të mos trajtohet barabartë me shtetet e rajonit në këto mekanizma ndërkombëtarë e forume rajonale, që janë shumë të rëndësishme, edhe për shkaqe sigurie, por edhe për shkak të agjendës sonë drejt integrimit evropian. Sepse është vetë kryeministri i Kosovës ai që e përjashton Kosovën, është një dëm shumë i madh për agjendën tonë evropian, por edhe për sigurinë e vendit dhe rajonit tonë”, ka thënë tutje Tahiri.

Në ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë përmes një postimi ka treguar arsyen se pse nuk mori pjesë në samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë.

Lexo më shumë: Kurti tregon arsyen se pse nuk mori pjesë në samitin që u mbajt në Tiranë

Përmes një postimi, Kurti ka thënë se përgatitjet dhe dakordimi për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar, dhe se sipas tij, për këtë arsye nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë samit.

 

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika