Mosreflektimi i Qeverisë, njësitë speciale u kthehen planeve për protesta 

Mungesën e dakordimit mes Qeverisë dhe NJSI-së po e shohin shqetësues ekspertë të sigurisë në Kosovë. Sipas tyre Qeveria është sjellë me injorancë dhe ka qenë sabotuese ndaj njësive elitare. Këto të fundit u janë kthyer planeve për të kundërshtuar mospranimin e kërkesave të tyre

“Do t’i takojë, por atë që kam pasur e kam thënë”, kishte deklaruar shefi i Qeverisë kur ishte pyetur për kërkesat e dy prej njësive më elite të Policisë, që më 1 nëntor ia zunë derën me protestë.

Dhe vërtetë ashtu doli. I takoi, por asnjë gjë nuk ndryshoi.

Asnjë dakordim nuk u arrit në takimin gati tre orësh të mërkurën mes kryeministrit dhe zëvendësdrejtorit të policisë dhe përfaqësuesve të NJSI-së dhe NJTME-së.

Bile mëngjesin e parë pas takimit, Qeveria miratoi shtesat e rrezikshmërisë prej 150 eurosh, pa e rritur vlerën e tyre.

Burime të televizionit Dukagjini brenda Njësisë Speciale Intervenuese bëjnë me dije se protesta e fillim nëntorit nuk do të jetë e fundit, pasi e njëjta po planifikohet të përsëritet së shpejti.

Këtë qasje të Qeverisë, ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, e vlerëson injorancë totale ndaj triumfuesve të Banjskës.

“Mos arritja e një marrëveshje mes Qeverisë dhe NJSI-së ishte i paragjykuar që të dështojë, nga vetë deklarimi i Kurtit se 150 euro nuk janë pak, ai ishte vendim paraprak për ta refuzuar kërkesën e kësaj njësie dhe si pasojë kemi dështimin e këtyre bisedimeve, pra është një injorancë totale nga ana e Qeverisë së Kosovës që do ti ketë pasojat e veta”, ka thënë Hoxha.

Përveç në shtesa, eksperti i sigurisë Drizan Shala vlerëson se Qeveria edhe ne buxhetin e vitit të ardhshëm e ka sabotuar këtë institucion të sigurisë.

“Tashmë Qeveria është e betonizuar sa i përket qëndrimit të vetë për shtesat e rrezikshmërisë, për pjesën e sigurisë, pra nuk do të ketë lëkundje as rritje as zvogëlim të shtesave, dhe kjo është një mesazh për komplet policinë e Kosovës se kjo qeveri nuk e ka në plan të parë, mirëqenien e zyrtarëve policorë, bazuar në projektbuxhetin mund të thuhet se buxheti për strukturën e sigurisë është buxhet sabotues nga ana e qeverisë Kurti dhe kështu tenton ti mbajë të kontrolluar nga ana e aspektit financiar”, ka thënë Shala.

Këto dy njësi pezulluan protestën e 7 nëntorit pas premtimit të Kurtit për t’i takuar përfaqësuesit e tyre.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika