Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte vendi do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë ndërmjet 9 dhe 12 gradë Celsius.
Ndërkohë, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.