Mot me diell të shtunën në Kosovë

Ditën e shtunë të 29 tetorit është parashikuar të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 6 gradë Celsius ndërsa ato maksimale deri në 22 gradë Celsius

Foto ilustrim

Të shtunën e 29 tetorit në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e para të mëngjesit pritet të ketë vranësira të ulëta dhe mjegull në ultësira.

Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 10 deri në 22 km/h.

Temperaturat minimale do të sillen prej 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 22 gradë Celsius, njofton Meteo Kosova.

Ndryshe moti gjatë javës së kaluar ishte kryesisht me vranësira dhe intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale kanë lëvizur mes 4 dhe 9 gradë Celsius ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 22 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika