Moti këtë javë me reshje shiu dhe vranësira

Gjatë kësaj jave, moti në Kosovë pritet të karakterizohet nga vranësira të shpeshta dhe reshje shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Sipas parashikimeve, të mërkurën dhe të enjten reshjet e shiut do të jenë më intensive, ndërsa në ditët e tjera pritet të jenë me intensitet më të dobët.

IHMK thekson se kushtet aktuale janë të favorshme nga aspekti agrometeorologjik, pasi nuk parashihen temperatura negative që mund të dëmtojnë kulturat bujqësore. Lagështia e krijuar nga reshjet do të ndihmojë në mbajtjen e tokës së lagësht dhe në zhvillimin normal të bimëve.

Po ashtu, mungesa e ngricave dhe temperaturat e moderuara do të krijojnë kushte të përshtatshme për kulturat pranverore dhe aktivitetet bujqësore.

Bujqve u rekomandohet të shfrytëzojnë këtë periudhë për punimet në tokë, mbjelljet e reja dhe kujdesin ndaj kulturave, veçanërisht pemëve, duke përfituar nga kushtet e favorshme të motit.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika