Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se gjatë ditës së martë vendi do të përfshihet nga mot i vranët, me reshje shiu dhe bore.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 2 deri në 4 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 7 metra në sekondë.
IHK bën të ditur se gjatë javës do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët me intervale me diell dhe me reshje të herëpashershme.