Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, me riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë 7 deri në 10 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë, ka njoftuar IHMK.