Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot, e enjte moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 17°C.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–8 m/s.