Janë viruse që ndodhin natyrshëm në komunitet dhe zakonisht përhapen kur feçet e një personi të infektuar kontaminojnë ujin ose ushqimin.

Afrika u shpall e lirë nga kjo sëmundje e egër autoktone në gusht të vitit 2020, pasi asnjë rast që nuk kishte ndodhur në kontinent për katër vitet e mëparshme.

Por, pas 3 dekadave, Mozambiku ka zbuluar rastin e parë, pas një shpërthimi në Malavi fqinj në shkurt, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Mozambiku zbulon rastin e parë të poliomielitit në dekada
Mozambiku zbulon rastin e parë të poliomielitit në dekadapoliomielitit

Njoftimin e bëri të ditur edhe Matshidiso Moeti, shefe e OBSH-së në Afrikë. Ajo tha se rasti u diagnostikua në një fëmijë në provincën verilindore të Tete.

“Zbulimi i një rasti tjetër të poliovirusit të egër në Afrikë është shumë shqetësues, edhe nëse nuk është befasues duke pasur parasysh shpërthimin e fundit në Malavi.”

Megjithatë, njerëzit e pavaksinuar janë ende në rrezik nëse virusi hyn në vendin e tyre nga një nga vendet e pakta në botë ku sëmundja ende qarkullon.

OBSH tha se testet laboratorike treguan se rasti i Mozambikut ishte i lidhur me një lloj që kishte qarkulluar në Pakistan dhe çoi në rastin e raportuar në Malavi.

Përhapja në Malavi ka bërë që vendet e Afrikës Jugore të nisin një fushatë vaksinimi.

Malavi dhe katër fqinjët e tij të afërt, Mozambiku, Tanzania, Zambia dhe Zimbabve planifikojnë të imunizojnë 23 milionë fëmijë të moshës pesë vjeç e lart. Vetëm Mozambiku shpreson të vaksinojë 4.2 milionë të rinj, tha OBSH.