MPB del me sqarim për mungesën e materialit për shtypjen e dokumenteve personale

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar të gjithë qytetarët se po menaxhohen me kujdes sasitë të cilat janë në dispozicion për prodhimin e dokumenteve personale, dhe se po përpiqet të sigurojë material të nevojshëm me qëllim që të mos ketë vonesa të këtyre dokumenteve. Gjersa ka theksuar se prioritet ngelen kategoritë shëndetësore, studentët, mërgata dhe përfaqësimi shtetëror

Ilustrim





Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar të gjithë qytetarët se referuar situatës së krijuar me vonesat e pajisjeve me dokumente personale, kryesisht mungesën e pasaportave, Agjencioni për Regjistrimin Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke i menaxhuar me kujdes të shtuar sasitë në dispozicion.

MPB-ja ka shtuar se kjo po bëhet përmes analizimit të rasteve të arsyetuara dhe dëshmuara me dokumentacion mbështetës duke i trajtuar si prioritet të lartë kategoritë shëndetësore, studentët, mërgatën dhe përfaqësimin shtetëror.

Tutje, Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se mungesa e lëndës për prodhim të dokumenteve nuk është e pranishme vetëm në Kosovë, por edhe në shtete të tjera, gjersa ka theksuar se po ndodh për shkak të invazionit Rusi-Ukrainë.

“Momentalisht po përballemi me mungesë të lëndës së parë të prodhimit të dokumenteve si shkak i invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës, porse me këtë problem nuk po përballet vetëm Republika e Kosovës, por të gjitha shtetet që janë furnizuar në linjën dhe vendin e njëjtë me lëndën bazë të prodhimit të dokumentit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndër të tjera, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se po përpiqet të sigurojë materialin e nevojshëm për prodhim dhe furnizim me dokumente. Dhe ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë çështje.

“Duam të sigurojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se po bëjmë përpjekje maksimale që të sigurojmë materialin e nevojshëm, duke mundësuar kështu prodhimin dhe furnizimin me dokumente personale brenda afateve dhe pa vonesa, andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve rreth situatës së krijuar. Ministria e Punëve të Brendshme do të njoftojë opinionin publik sapo të furnizohemi me sasinë e mjaftueshme të materialit bazë për personalizim të dokumenteve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.





Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika