MPB-ja lanson fushatën kundër trafikimit me njerëz

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, si dhe  për mbrojtje e riintegrim të viktimave të trafikimit

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, si dhe për mbrojtje e riintegrim të viktimave të trafikimit.

Kështu u tha me rastin e hapjes së fushatës kundër trafikimit me njerëz, në Ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Njerëz.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe njëherit koordinator Kombëtar Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Blerim Gashani, tha se angazhimi i kësaj qeverie me mekanizmat e saj do të vazhdojë për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz.

Ai shtoi se Qeveria është e përkushtuar që edhe më tutje t’i përafrojë veprimet e veta me instrumente ndërkombëtare në veprimet antitrafikim.

D i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, theksoi se bazuar në raportet ndërkombëtare, Kosova ka shënuar rezultate të theksuara për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, mirëpo, sipas tij, ende ka nevojë për qasje më profesionale dhe konstruktive nga të gjitha institucionet e shtetit./KP

Ndërsa, sipas zëvendësministrit Blerim Gashani, Kosova e ka etabluar kornizën legjislative dhe institucionale në fushën e parandalimit dhe të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika