MPJD konfirmon se Prindon Sadriu u emërua drejtor për NATO-n dhe Sigurinë në këtë Ministri

"Ju njoftojmë se z. Prindon Sadriu me të përfunduar mandatin e tij si diplomat, ai është sistemuar në MPJD sipas procedurave të përcaktuara me ligj", thuhet në përgjigjen e MPJD-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD) ka konfirmuar se Prindon Sadriu, burri i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është emëruar drejtor për NATO në këtë dikaster.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, MPJD thotë se Sadriu me të përfunduar mandatin e tij si diplomat, është sistemuar në këtë Ministri në bazë të procedurave ligjore.

“Ju njoftojmë se z. Prindon Sadriu me të përfunduar mandatin e tij si diplomat, ai është sistemuar në MPJD sipas procedurave të përcaktuara me ligj”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Sipas MPJD-së, procedura e njëjtë e sistemimit nëpër departamente të këtij dikasteri vlen për “secilin diplomat i cili e përfundon mandatin katërvjeçar të shërbimit të tij në misione diplomatike”.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika