MPJD-ja mohon akuzat për tendencë të përvetësimit të konceptit “Made in Kosova”

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar këtë të hënë, pasi drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, përmes një letre të hapur të publikuar në Facebook e kishte akuzuar zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashin, për vjedhje të idesë së “Made in Kosova”

Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Prishtinë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar ndaj akuzave për tendencën e përvetësimit lidhur me platformën Made in Kosova (MiK), duke theksuar se është produkt i një bashkëpunimi të ngushtë në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe USAID Compete Activity.

Në reagimin e MPJD-së, thuhet se Made in Kosova (MiK) është një projekt në pronësi të shtetit, dhe kështu nuk paraqet pronë private të askujt.

Sipas ministrisë në fjalë, akuzat ndaj emrave të përveçëm të zyrtarëve publikë që janë përhapur pa baza ligjore janë konsideruar shqetësuese dhe joetike.

Për më shumë, pretendimi se kjo platformë ka të bëjë në ndonjë mënyrë me ndonjë shenjë tregtare të regjistruar është mohuar nga ana e ministrisë.

“Made in Kosova (MiK) promovon Republikën e Kosovës në fushat ekonomike, kulturore dhe turistike. Ky projekt është vazhdimësi e punës me partnerët tanë lokal e ndërkombëtarë për të prezantuar Republikën e Kosovës sa më mirë në arenën ndërkombëtare, ndër të tjera edhe duke mbështetur misionet tona diplomatike gjithë andej botës. Kështu, Made in Kosova (MiK) promovon shërbime nën emblemën e saj, e cila nuk krahasohet as nga paraqitja e as nga përmbajtja me çfarëdo projekti, nisme apo shenjë tregtare të regjistruar më parë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Siç thuhet tutje në njoftim, Made in Kosova (MiK) është dhe do të vazhdojë të jetë unike dhe e vetme si për nga paraqitja, përmbajtja, ashtu edhe nga autenticiteti.

Astrit Panxha të dielën ka njoftuar se si autor dhe ideator i konceptit dhe i fushatës “Made in Kosova”, do të drejtohet te presidentja e vendit, kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe të gjitha instancat relevante, për të denoncuar tentimin e përvetësimit dhe të konfiskimit të pronës.

Ai gjithashtu kishte bërë të qartë se nuk do të heqë dorë derisa të triumfojë drejtësia morale dhe ligjore në këtë çështje, duke e akuzuar MPJD-në për këtë sjellje.

Panxha akuzon zv.ministren e jashtme, Liza Gashi për tendencë të përvetësimit të konceptit “Made in Kosova”

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika